LAJMI I FUNDIT:

Robben zbulon se si e shiti Real Madridi te Bayern Munichu pa dëshirën e tij

Robben zbulon se si e shiti Real Madridi te Bayern Munichu pa dëshirën e tij

Real Madridi e kishte shitur Arjen Robben në Bayern Munich në verën e vitit 2009 për një shifër prej 25 milionë euro.

Holandezi beson se Los Blancos në atë kohë e shisnin për të bërë para, pasi ashtu i kishin thënë.


Edhe pse lojtari ka qenë në mëdyshje për lëvizjen në Bundesligë, rikthimi i Florentino Perez në presidencë Madridit e kishte detyruar ta bënte këtë.

“Na u tha se klubi do të jetë në gjendje për të bërë disa para me mua, nëse ata do të më shisnin, por fillimisht nuk donin të më largonin”, ka thënë tashmë 32-vjeçari për Fox Sport.

Ballina e gazetës Marca me intervistën e Robben

“Ishte pak enjë verë e pazakontë me kthimin e Florentino Perez si president dhe më pas të gjithë ata blerje të reja që erdhën”.

“Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso të gjithë erdhën në Madrid për një sasi të madhe të parave”.

“Largimi ka qenë një moment i vështirë për mua, më i vështiri në karrierë”.

Arjen Robben zgjedh formacionin më të mirë që ka luajtur, lë jashtë Lewandowskin për sulmuesin holandez (Foto)
Lexo po ashtu Arjen Robben zgjedh formacionin më të mirë që ka luajtur, lë jashtë Lewandowskin për sulmuesin holandez (Foto)

“Bayerni nuk ishte një nga klubet më të mëdha në Evropë në atë kohë dhe për mua ishte një hap mbrapa”, ka thënë Robben.

Ai në vitin e parë i dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa në vitin 2012/13 e fituan me golin e shënuar nga holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori