“Ka shumë kërkesa dhe hoteleritë pothuajse janë të shitura”, kështu më thotë Nasi, banor i Voskopojës, njëri prej pronarëve të hoteleve. Dhe vërtet, të udhëtosh dhe të kalosh një ditë turistike në Voskopojë, për turistin shqiptar dhe atë të huaj sot është krejt normale, për shkak të infrastrukturës rrugore të rindërtuar.
Sa del nga Korça dhe merr rrugën e Voskopojës, prezantohesh me një udhëtim të këndshëm në një rrugë fushore dhe të gjelbëruar me bimët e stinës. Ky udhëtim fushor zgjat rreth 6 km deri në fshatin Voskop. Këtu panorama ndryshon krejtësisht në një peizazh kodrinor dhe në një rrugë të ndërtuar së fundmi, e asfaltuar mirë, me gjelbërimin e dendur në dy anët e saj, ku dominon bari jeshil dhe një bimësi e ulët, përmbush standardet e një udhëtimi normal dhe komod që gjarpëron butë nëpër pllajat e bukura e të gjelbëruara ku ajri i freskët dhe i pastër të grishin të ngjitesh më lart, në kurorën me pishat aromatike. Aty në majë, ku sot e quajnë “Akademia”, nis dhe legjenda, ose më saktë, historia e kësaj qyteze.
Një kishë e vjetër, një manastir me emrin e shenjtit Prodhom, thonë se është dhe vatra e parë e zjarrit në këtë mrekulli natyrore. Manastiri i Shën Prodhomit është germa e parë që shkruan emrin e një qytetërimi dhe të një kulture. Sipas Biblës, Shën Prodhomi është mbrojtësi i udhëve dhe udhëtarëve. Ky manastir në mesjetë ka shërbyer si vend shlodhjeje dhe strehimi për udhëtarë që niseshin nga porti i Vlorës dhe jugu i vendit në drejtim të lindjes – Stambollit. Karvanët e ngarkuar me mallra, kalonin përmes Beratit, Skraparit pushonin në manastirin e “Shën Prodhomit” merrnin bekimin aty për një “udhë të mbarë” dhe çanin përmes Korçës, Selanikut deri në Stamboll. Aty ishte qendra e “botës” së Lindjes për kohën.
Aty bëhej tregtia, jepej e merrej, aty bëhej dhe politika. Sigurisht kjo rrugë Lindje-Perëndim kryqëzohej me rrugën “Egnatia”, që zinte fill nga Durrësi e përfundonte po në Kostandinopojë. “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, në këtë rast Roma e Lindjes ishte Stambolli.
Roma kishte njëmijë vjet që kishte rënë, më 476 me perandorin e saj të fundit Romulus Augustus. Roma e dytë, Kostandinopoja ra në vitin 1453 nga këmbëngulja e një djaloshi 22-vjeçar me emrin Mehmeti II. Legjionet e Romës së vjetër ishin shpërbërë përfundimisht dhe popullsia ballkanase filloj shkartisjen e fundit.
Edhe në trevat shqiptare u dukën të ardhurit e parë. Me plaçkat mbi supe, me kërrabën në dorë dhe një kope delesh përpara, ata nguleshin ku të gjenin hapësira të lira dhe mikpritje. Voskopoja ishte ideale. Me kodrat e buta e të shtruara, të mbuluara me gjelbërimin e përhershëm një klimë e lagësht dhe e butë për atë zonë me dimër të ashpër dhe me mikpritjen vëllazërore të vendasve, ata ngritën stanet e para dhe ngelën aty. Shumica ishin pjesë e administratës së hershme romake që kishin ngelur përgjatë rrugës ”Egnatia”. Ruajtën gjuhën, zakonet dhe doket e tyre. U quajtën -a rëmën- pra, të mbetur nga Perandoria Bizantine, nga legjionet e hershme romake. Ata u morën kryesisht me blegtori dhe zejtari. Filluan kooperativat e para të zejtarëve, hapat e para të “kapitalizmit primitiv”.
Voskopoja në vite u zhvillua, u begatua dhe u bë një qendër e rëndësishme e kulturës dhe ekonomisë shqiptare. Vazhdoi të mbetej një kryqëzim i rëndësishëm i linjave tregtare që lidhnin Europën me Lindjen. Portet e Durrësit dhe të Vlorës ishin furnizuesit kryesorë që merrnin dhe përcillnin mallrat midis Lindjes dhe Perëndimit. Njëzetë e katër kishat e saj u kthyen në qendra të rëndësishme edukimi liturgjik, të ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, të dokeve dhe zakoneve. Me bibliotekë, me Akademi, me trotuare me kalldrëm, me shumë artistë e piktorë të shquar të kohës, si David Selenica, Kavalioti, Grigori etj., me një popullsi prej 30 mijë banorësh e me zejtari, u bë një kryeqendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore. Si çdo gjë e bukur, ajo nuk mund të rronte gjatë. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar, të ruajtura në kishat e saj të shumta.
Por le të kthehemi te Voskopoja turistike sot. Kaloi një dimër i ashpër, me shira e dëborë, kaloi një pranverë me plot lule e ngjyra të shumta dhe jemi në mesin e stinës së verës dhe Voskopojës nuk i munguan e nuk i mungojnë vizitorët e shumtë edhe në këtë stinë. Natyra e gjelbëruar me halorët aromatikë, pllajat e buta e të gjelbëruara, vendet historike, objektet e kultit, kulinaria e veçantë, ndërtimet e shumta hotelerike, bëjnë që turistët ditorë e të përhershëm të mos mungojnë asnjë ditë. Tashmë jemi në stinën ku Voskopoja vërtet lulëzon. Gjelbërimi dhe ajri i pastër të grishin ta vizitosh. Objektet kulturore dhe ato të kultit gjithashtu. Një tjetër e veçantë e kësaj zone është kulinaria tradicionale e gërshetuar me jetesën moderne. Amvisat voskopojare kanë shumë punë këtë periudhë. Saçi duhet të jetë i rëndë që të pjekë mirë e me cilësi. Mishrat e pjekur, turshitë, zarzavatet e freskëta e sidomos lakrori i tyre, është i papërsëritshëm. Turistët kanë filluar dyndjet e tyre dhe është shumë vështirë të gjesh vend për të kaluar natën, duhet ta prenotosh.
”M’u desh ta porosis Nasin që sot të më ruajë një dhomë për datën 20 korrik. Do më vijnë ca miq anglezë e më kërkojnë të shohin Voskopojën e të dinë për bëmat e saja kulturore”, – më thotë një miku im, që do të kalojë fundjavën në Voskopojë.
Vizitorët do të gjejnë aty çdo gjë, madje edhe guidatorë që t’i udhëheqin përreth natyrës së bukur dhe veprave monumentale e historike. Voskopoja po merr përmasat e një qyteze, si dikur, në kulmin e lulëzimit të saj.
Por ka një merak: Rrugët brenda fshatit lënë për të dëshiruar. Aty shkohet vetëm me makina të larta dhe nuk ka një mënyrë tjetër alternative, kështu që rrugët duhen mirëmbajtur në vazhdimësi. Voskopoja tashmë është mbushur me vizitorët e përvitshëm dhe ngjan si një parajsë tokësore për natyrën e bukur që ka. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndërtimi i impianteve të gazit që do të zgjasin deri në 3 vjet
Rritje e rasteve të gripit, IKShPK bën thirrje për vaksinim dhe masa parandaluese
Berisha e quajti “kriminel elektoral”, reagon Majko: Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar
Serbët bllokojnë rrugën në Bujanoc për Krishtlindje, Lutfiu: Shteti motivon huliganët , ndëra shqiptarët i dënonte për festat kombëtare
Babai i Thaçit ndodhet në spital, Hamza i shkon për vizitë
Sherri i Palasës vazhdon në Tiranë, dhunohet nga 6 persona 48-vjeçari në një berberhane në Tiranë
Katër persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prizren
Vodhi zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren, kapet nga kamerat e sigurisë
Dënimi i parë në mungesë, precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Ish-banori i Big Brother, Edon Shileku braktisë Kosovën
New Glenn, raketa e Blue Origin që po sfidon dominimin e SpaceX është gati të lansohet
Real Madridi e ka të gatshëm trajnerin i cili do ta zëvendësojë Ancelottin
“Nuk jam marrë me burra të martuar”, Santiana Maloku gati ta lë studion për shkak të Edona James
Amorim zbulon arsyen pse është shumë i zemëruar me lojtarët pas ndeshjes me Liverpoolin