Varane refuzon Unitedin

Raphael Varane i ka thënë ‘jo’ kalimit te Manchester United.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, pëlqehet shumë nga Jose Mourinho që tani drejton Manchester Unitedin.
Portugezi nuk ka nguruar për t’i bërë një ofertë prej 40 milionë eurove Realit për reprezentuesin francez, por përgjigja e lojtarit për t’u larguar nga Bernabeu, ka qenë negative.
Ndryshe, Varane është në planet e trajnerit Zidane dhe shihet si e ardhmja e mbrojtjes së ‘Los Blancos’.

Nga
Telegrafi
21/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































