Varret e dy princeshave gjermane nga shekulli i 19-të që tashmë janë të hapura janë krejtësisht bosh, me çka ka humbur shpresa e fundit se do të gjendeshin eshtrat e adoleshentes Emanuele Orlandi, e cila u zhduk në vitin 1983 pas largimit nga banesa e familjes së saj në Vatikan.

Zhdukja e Orlandi është një nga misteret më të gjata dhe hapja e varreve me kërkesë të familjes ishte përpjekja e fundit për të gjetur eshtrat e saj.


2

“Në vend të kësaj shtrohet pyetja se çfarë ka ndodhur me mbetjet e dy princeshave, cilët janë varrosur pranë njëra-tjetrës në vitin 1836 dhe 1840", shkruan AP.

"Varret janë bosh. Ne të gjithë jemi të tronditur, "tha avokatja Laura Sgro.

3

Ajo mori një letër anonime, në të cilën sugjerohej se familjet duhet të verifikojë gurin e varrit me mbishkrimin në gjuhën latine "Pushoni në paqe".

Përveç Sgro, në hapjen e varrit mori pjesë edhe një ekspert teknik i familjes Orlandi dhe Pietro Orlandi, motra 15-vjeçare e të cilit u zhduk pasi më 22 qershor 1983 shkoi në orën e muzikës në Romë.

6 25

Vatikani njoftoi se hapja e varreve kishte një rezultat negativ dhe se në varre nuk u gjetën mbetje ose urna.

7 20

Varret e princeshave Sophie von Hohenlohe dhe Charlote Federica di Mecklenburg ishin krejtësisht bosh, thuhet në deklaratën e Vatikanit, duke shtuar se të afërmit e princeshave janë të informuar në lidhje me këtë. /kp/Telegrafi/