Imazhi i Jezusit është shfaqur mes flakëve në Katedralen e Notre Dame mbrëmjen e së hënës, kur u përfshi nga flakët.

Ky është pretendimi i një gruaje, e cila ka publikuar në rrjetet sociale edhe një foto ku ajo pretendon se është shfaqur Jezu Krishti.


2 66

Skocezja Lesley Rowan, ishte duke lexuar rreth incidentit tragjik, kur vuri re diçka të çuditshme në një prej imazheve të Katedrales në flakë, siluetën e Jezu Krishtit.

3 49

Në postimin e saj në rrjetet sociale Lesley ka dhënë shpjegimet se përse ajo është silueta e Jezu Krishtit, duke vijëzuar edhe imazhin e tij, për ta bërë edhe më të qartë për pjesën tjetër të botës atë çfarë ajo pa.