E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati , ka takuar sot zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Sipas Ambasadës, Baker do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të mbrojtjes SHBA-Kosovë.


“Anu Prattipati me kënaqësi mirëpriti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s David Baker në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Gjatë vizitës së tij, DASD Baker do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të mbrojtjes SHBA-Kosovë dhe përpjekjet e përbashkëta për promovimin e sigurisë rajonale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.