Deklaratat me tone kërcënuese nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ndaj serbëve që tregojnë vendndodhjen e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë në kundërshtim me zotimet që shefi i tij, Vuçiq ,i ka dhënë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
Në një intervistë për mediat serbe, ish-zëdhënësi i Milosheviqit ka thënë se nuk ka çfarë t’u bëjë serbëve që po i tregojnë ku janë të varrosur shqiptarët gjatë luftës.
Sipas pikës 12 të Marrëveshjes së Washingtonit, palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetjet e personave të humbur. Kosova dhe Serbia po ashtu obligohen në përcaktimin e një pike kontakti për koordinimin e veprimeve.
“Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit”, thuhet në këtë pikë.
Në lidhje me këto deklarata, KOHA ka pyetur në kabinetin e emisarit amerikan, Richard Grenell, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen, por ka munguar përgjigjja.
Sipas analistëve, nxitimi në arritjen e marrëveshjes dhe mungesa e një mekanizmi mbikëqyrës që do t’i fuste palët ligjërisht në obligime, e bënë atë vështirë të zbatueshme prej të dyja palëve.
“Marrëveshja rëndom do të hasë në vështirësi të shumta në zbatim dhe shembulli ku ministri serb thotë se nuk e di cilët serbë po bashkëpunojnë me shqiptarët për identifikimin e lokacioneve të atyre që janë vrarë, tregon më se miri që Serbia nuk ka qëllim të zbatojë marrëveshjen. Por edhe Kosova nuk ka shumë interes që ta zbatojë marrëveshjen, sepse po vërehet qartë se ajo që është nënshkruar është për fushatën e presidentit Trump, edhe pse mendoj se disa pika të saj megjithatë do të zbatohen”, ka deklaruar analisti Krenar Shala, raporton koha.net.
Para disa javësh Daçiq ka çuar sinjale se nuk do ta respektojë as pikën tjetër e cila flet për moratorium në kampanjën për çnjohjet e Kosovës, e me tone kërcënuese ndaj shqiptarëve ka folur të shtunën edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.
Fyerjet i ka adresuar përmes faqes zyrtare, si reagim ndaj mbledhjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë . Sipas Vulinit, kryeministri Rama po tenton krijimin e “Shqipërisë së madhe”. E Rama i ka quajtur shaka dhe deklarata trushpëlarëse të Vulinit, të cilat e mbajtën nën errësirë rajonin me shekuj.
Për gjuhën kërcënuese të ministrave të Serbisë, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, u ka nisur letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.
Sipas saj, kërcënimet publike të Ivica Daçiqit ndaj serbëve të cilët i tregojnë vendet ku fshihen trupat e viktimave shqiptare të Kosovës, ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës e hapje të plagës së vjetër, dhe veçanërisht për familjet e viktimave dhe atyre që ende rezultojnë të zhdukur, 21 vjet pas luftës.
Sipas të dhënave të Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, 1643 persona janë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A