LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e pasur përfitojnë edhe pensione nga shteti

Zyrtarët e pasur përfitojnë edhe pensione nga shteti

Zyrtarët e lartë shtetërorë nuk po ngopen me të ardhurat e tyre të majme, disa prej tyre vazhdojnë të marrin edhe pensione nga buxheti i shtetit.
Deputetët Bekim Haxhiu, Anton Quni, Enver Hoti e Shkumbin Demaliaj kanë deklaruar pasuri qindra mija euroshe në formularët e pasurisë së Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Por, në regjistrat e deklarimit të tyre figurojnë edhe pensionet invalidore e të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), nga të cilat duket se nuk heqin dorë pavarësisht të ardhurave tejet stabile.

Mbi 300 mijë euro kap vlerën vetëm pasuria që ka nën pronësi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Ndërsa nuk qëndron keq as me të ardhurat e tij, shkruan “Zëri”.


Haxhiu merr tri paga dhe një beneficion invalidor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej 3 mijë e 825 eurosh. Paga e tij vjetore nga Kuvendi shkon në 16 mijë e 612 euro.

Por këto nuk janë përfitimet e vetme, siç ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deputeti merr pagë sekondare në Universitetin e Prishtinës 3 mijë e 224 euro, si dhe 1 mijë e 624 euro si ligjërues në kolegjin “Rezonanca”.

Sikur Haxhiu përfitime thuajse të ngjashme gëzon edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni. Mbi 400 mijë euro është vlera e pasurisë së tij, ku përfshihen banesa, shtëpia, lokali afarist e oborri.

Çuni ka deklaruar edhe dy vetura, një të tipit “BMW X5” 8 mijë euro, si dhe një “Mercedes” 3 mijë euro nën pronësi të fëmijëve. Ai paguhet 21 mijë euro në vit nga Kuvendi.

Por, pavarësisht kësaj page ka deklaruar të jetë edhe përfitues i një pensioni të TMK-së prej 3 mijë e 468 eurove. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori