Zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës nuk respektojnë ligjin për duhanin (Video)

Shenja që ndalojnë pirjen e duhanit në objektin e komunës së Fushë Kosovës ka me bollëk. Por ato nuk po merren parasysh nga punonjësit brenda komunës, njofton Klan Kosova.
Duhani këtu pihet po thuaj se në secilën vend e madje edhe në sportele. Bile ka nga ta mysafiret i presin pikërisht me duhan.
Këndej pari duhangjinjët shëtisin lirshëm edhe nëpër korridor. Por jo të gjithëve iu vjen mirë të filmohen duke shkelur ligjin.
Përveç këtyre filmimeve edhe qytetarët e dëshmojnë se pirja e duhanit brenda objektit të komunës bëhet me të madhe.
Nga
Telegrafi
17/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































