Tashmë është zbuluar data e nisjes së spektaklit të njohur Big Brother VIP Kosova.

Produksioni ka bërë të ditur se edicioni i katërt i këtij formati do të nisë më 17 nëntor.


Deri më sot, organizatorët dhe stafi kanë mbajtur fansat në pritje, duke e zbuluar këtë informacion vetëm tani, duke rritur kështu kuriozitetin e adhuruesve të programit.

Edicioni i sivjetmë po pritet me padurim të madh nga publiku, dhe zbulimi i datës është vetëm hapi i parë drejt asaj që do të jenë momentet dhe surprizat që do të shfaqen gjatë spektaklit.

Emrat e konkurrentëve, nuk do të zbulohen deri në nisjen e programit, duke ruajtur misterin që karakterizon këtë format; përveç disave që kanë rrjedhur në internet nga burime të tjera.

Ky edicion premton të jetë padyshim me plot supriza dhe dinamika.