Bekim Shotani është zyrtarizuar si trajner i ri i Vushtrrisë.

Vushtrria para disa ditës ndau rrugët me trajnerin që i inkuadroi në Superligë nga Liga e Parë, Samuel Nikajn.


Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe drejtuesit e klubit vushtrrias e kanë gjetur zëvendësimin e tij.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e tyre, Bekim Shotani, i cili do t'i udhëheq këtë sezon në Superligën e Kosovës.

"Bekim Shotani do të na udhëheq në edicionin e ri 2019/20".

"Ne i urojmë shumë suksese, trajnerit tonë Historik", thuhet në njoftimin e Vushtrrisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app