Site icon Telegrafi

Zyrtare: Vincenzo Montella emërzohet përzgjedhës i Turqisë

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Romës, Vincenzo Montella, është emëruar si përzgjedhës i Turqisë, duke zëvendësuar Stefan Kuntzin, i cili u shkarkua pas një serie zhgënjyese rezultatesh.

Montella do të prezantohet zyrtarisht para shtypit të mërkurën, ku pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Montella, i cili luajti me klube si Empoli, Genoa, Sampdoria, Roma dhe për pak kohë te Fulham, la postin e tij si trajner i skuadrës turke Adana Demirspor në qershor duke fituar 38 nga 76 ndeshjet e tij në krye.

Ish-reprezentuesi italian tani ka mbi një dekadë përvojë në menaxhim, pasi ka filluar karrierën e tij si trajner me Catanian në vitin 2011.

Që atëherë, ai ka drejtuar edhe klube si Fiorentina, Sampdoria, Milan, Sevilla, Fiorentina dhe së fundmi në Turqi me Adanan./Telegrafi/

Exit mobile version