LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Varane zgjat kontratën me Realin

Zyrtare: Varane zgjat kontratën me Realin

Raphael Varane është lojtari i fundit që ka rinovuar kontratën me Real Madridin.

Mbrojtësi ka zgjatur bashkëpunimin me klubin madrilen deri në vitin 2022 dhe ndjek hapat e kolegëve që kanë vendosur tashmë nënshkrimin e tyre gjatë këtyre muajve të fundit.

Varane pas largimit të Pepes, tani është i padiskutueshëm në fazën e mbrojtjes për trajnerin Zinedine Zidane, i cili shtatë vjet më parë e kishte sjell nga skuadra e Lensit.


Varane tashmë ka bërë histori në Madrid, por kjo kontratë konfirmon vetëm se lojtari dëshiron të vazhdojë të fitojë tituj me kampionin spanjoll dhe evropian.

Futbollisti 24-vjeçar deri më tani me Realin ka fituar dy tituj të La Ligas, po aq edhe Copa del Rey ndërsa tre herë e ka fituar Ligën e Kampionëve.

Pos francezit, tashmë me Los Blancos ka zgjatur kontratën edhe Isco, Karim Benzema dhe Marcos Llorenten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori