Zyrtare: Van Bommel emërohet trajner PSV-së

Skuadra holandeze, PSV Einthoven kanë emëruar zyrtarisht ish-mesfushorin Mark van Bommel si trajnerin e tyre të ri.
Van Bommel ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me PSV-në gjatë ditës së enjtë.
Ish-mesfushori i njohur zëvendëson Phillip Cocun, i cili u largua për të marrë përgjegjësinë e gjigantëve turq të Fenerbahce.
Holandezi bëri 39 paraqitje për Milanin midis viteve 2011 dhe 2012, duke ndihmuar Rossonerët të fitojnë Scudetton e tyre të fundit.
Ai gjithashtu luajti edhe për skuadrat e Barcelonës dhe Bayern Munichut, si dhe duke luajtur 79 herë për vendin e tij, duke përfshirë edhe finalen e Kupës së Botës 2010.
Van Bommel aktualisht është ndihmës i trajnerit t Australisë, Bert van Marëijk, në Rusi.
PSV, nga ana e tyre, kanë fituar tre nga katër titujt fundit në Eredivisie. /Telegrafi/




















































