Zyrtare: Unitedi blindon Valencian (Foto)

Antonio Valencia ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United.
Anësori kolumbian ka qenë një nga figurat e shquara që nga transferimi i tij te Djajtë e Kuq në epokën e Sir Alex Fergusonit.
Valencia pastaj ka qenë një pikë referuese edhe për trajnerë e ardhshëm si David Moyes, Louis Van Gaal dhe së fundmi Jose Mourinho, i cili e pëlqen shumë futbollistin.
Mourinho, i cili para disa muajve e ka cilësuar si mbrojtësit më të mirë në botë për krahun e djathtë, ka bërë hapin e radhës duke ia vazhduar kontratën.

Nga
Telegrafi
26/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































