Chris Smalling ka nënshkruar kontratë të re edhe për shumë vite me Manchester Unitedin.

Mbrojtësi anglez ishte afër largimit në këtë verë nga Old Trafford.


Megjithatë, në fund një largim i tij nuk ndodhi dhe Smalling mbeti pjesë e planeve të Mourinhos.

Tani pas disa muajsh të kaluar ka ardhur edhe rinovimi i kontratës së Smalling me Djajtë e Kuq.

Smalling ka nënshkruar kontratë të re me Unitedin, e cila vlen deri në verën e vitit 2022.

Njoftimi për rinovimin e kontratës së anglezit erdhi nga faqja zyrtare e Unitedit.

"Jemi të lumtur t'ju njoftojmë se Chris Smalling ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedit. Urime, Chris".

"Kontratë është e vlefshme për tri vite e gjysmë deri më 2022 me mundësi vazhdimi edhe për vite tjera", thuhet në njoftimin e Djajve. /Telegrafi/

telegrafi sport app