Zyrtare: Tottenhami bën blerjen e madhe, nënshkruan me Tanguy Ndombelen nga Lyon

Tashmë është zyrtare pasi Tottenham ka nënshkruar me njërin prej mesfushorëve më të talentuar evropian, atë të Lyon, Tanguy Ndombele.
Tottenham Hotspur e ka konfirmuar blerjen e dytë me radhë brenda ditës, pasi për 18 muaj nuk kishte nënshkruar me asnjë lojtar.
Mesfushori francez i Lyon, Tanguy Ndombele, është blerja e madhe e klubit londinez.
Ai ka nënshkruar kontratë për jashtë vite me klubin, që i bie deri më qershor të vitit 2025.
Ndombele, 22 vjeç e filloi karrierën e tij profesionale në klubin francez Amiens në Ligue 2, përpara se të transferohej në Olympique Lyon në gusht të vitit 2017.
Ai i zhvilloi 96 ndeshje në total për Ligue 1 ku regjistroi 16 asistime.
Ndombele ka debutuar me Francën në vitin 2018. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































