LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarë të lartë të AKR-së në Vushtrri mbështesin kandidatin e PDK-së

Zyrtarë të lartë të AKR-së në Vushtrri mbështesin kandidatin e PDK-së

Arritja e marrëveshjes për koalicion ndërmjet Lidhjes Demokratikë të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re për balotazhin e 19 nëntorit në komunën e Vushtrrisë, ku do të garojnë Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK, ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e AKR-së.

Arta Imeri, kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së dhe Faton Gubetini, kryetar i Degës IV në Nedakoc, sot zyrtarisht kanë dalë në mbështetje të kandidatit të PDK-së Ferit Idrizi, i cili doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Arta Imeri, e cila është zgjedhur edhe asambliste e AKR-së më 22 tetor, tha se strukturat e degës së AKR në Vushtrri nuk e mbështesin koalicionin me LDK, i cili sipas saj është arritur nën diktat dhe nuk e përfaqëson vullnetin e strukturave dhe elektoratit të AKR.


Ajo tha se shumica e strukturave të AKR në Vushtrri do ta mbështesin dhe votojnë Ferit Idrizin për kryetar.

Në pritjen e organizuar nga PDK, në Vushtrri, Kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli, tha se PDK është shtëpi e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se me Ferit Idrizin kryetar, në katër vjetët e ardhshëm, vushtrriasit do të jenë dëshmitar të zhvillimit të hovshëm ekonomik të komunës dhe rritjes së mirëqenies ekonomike të tyre.

“Sot i uruam mirëseardhje të ngrohtë Artës dhe Fatonit për ta mbështetur Ferit Idrizin dhe PDK-në në Vushtrri. Pa dyshim se edhe në ditët në vijim shumë personalitete të shquara nga të gjitha subjektet do t’i bashkohen platformës tonë fituese. Feriti nuk është politikan dhe platforma e tij është një platformë unifikuese, një program që në epiqendër ka të gjithë vushtrriasit pa dallim”, ka thënë Veseli.

Nga ana tjetër, kandidati për të parin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka falënderuar Arta Imerin dhe strukturat e AKR-së për mbështetjen në balotazh. Ai tha se strukturat e AKR-së që po i japin mbështetje në fitoren e 19 nëntorit do të vazhdojnë të jenë edhe pjesë e qeverisjes së re të PDK-së në Vushtrri.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori