LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Spinx lojtari i ri i ekipit të CS:GO Vitality

Zyrtare: Spinx lojtari i ri i ekipit të CS:GO Vitality

Është konfirmuar ardhja e lojtarit Lotan “⁠Spinx⁠” Giladi në radhët e ekipit Vitality, pas largimit të lojtarit tjetër misutaaa.

Lojtari izraelit është njëri nga lojtarët më të talentuar për momentin në skenën e CS:GO, i cili formën e tij fantastike e tregoi me ekipin ENCE gjatë turneut PGL Antwerp Major në LAN.

Gjatë vitit 2022, Spinx ka një mesatare mbresëlënëse në turnetë LAN, me vlerësimin 1.17 nga HLTV, duke qenë në mesin e dhjetë lojtarëve më të vlerësuar në skenën e nivelit të parë për momentin.


Spinx dhe Vitality ndeshjen e tyre të parë do ta zhvillojnë këtë të premte duke filluar nga ora 13:00 ndaj ekipit OG, në turneun Blast Premier Fall Groups.

Pas ardhjes së Spinx, ekipi Vitality duket si më poshtë:

Dan “apEX” Madesclaire

Mathieu “⁠ZywOo” Herbaut

Peter “⁠dupreeh⁠” Rasmussen

Emil “⁠Magisk” Reif

Lotan “⁠Spinx⁠” Giladi

Danny “Zonic” Sorensen (trajneri)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori