Zyrtare: Simeone i dashuruar me Atleticon, vazhdon kontratën edhe për tri vite

Diego Simeone nuk do të lëvizë nga pozita e trajnerit të Atletico Madridit.
Trajneri argjentinas ishte një objektiv i Chelseat dhe Interit, por këto dy skuadra duhet të shikojnë tjera opsione.
Argjentinasi ka vazhduar zyrtarisht kontratën e tij me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2022.
Simeone është pjesë e Atleticos që nga viti 2011 ku ka arritur të fitojë gjashtë trofe.

Me Simeonen në krye të skuadrës, Atletico Madrid ka fituar një herë La Ligan, një herë Kupën e Mbretit, dy Liga të Evropës si dhe dy Superkupa evropiane.
Atletico Madrid kishte vendosur që ta bënte publike vazhdimin e kontratës me trajnerin pikërisht më 14 shkurt siç njihet ndryshe si dita e të dashuruarve.
Në mbishkrimin e videos së publikuar, klubi spanjoll ka shkruar: “Në dashuri me Atleticon”.
48-vjeçari edhe gjatë karrierës së tij si futbollist kishte luajtur për Atleticon në dy periudha të ndryshme, nga viti 94-96 dhe në fundin e karrierës së tij 2003-2005. /Telegrafi/





















































