Klubi spanjoll, Sevilla ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me Jesus Manuel Corona nga Porto.

Sevilla ka transferuar lojtarin meksikan për një shifër që thuhet se është rreth tre milionë euro.


Njoftimi i transferimit erdhi nga vet klubi andaluzian me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“Sevilla FC është e lumtur të njoftojë se klubi ka arritur një marrëveshje me FC Porto për nënshkrimin e Jesus Manuel Corona (Hermosillo, 6 janar 1993)”.

“Meksikani, i cili ka një pasaportë portugeze, luan në krahun e djathtë dhe do të qëndrojë në klub deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Corona ka luajtur për gjashtë sezone e gjysmë të Porto, ku ka shënuar 287 paraqitje dhe ka shënuar 31 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app