Zyrtare: Riza Durmishi transferohet te Lazio

Lazio ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë Riza Durmishi nga Real Betisi.
Klubi italian ka përfunduar sezonin në pozitën e pestë në Serie A, duke dështuar në javën e fundit për të zënë një vend në Ligën e Kampionëve.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit lacial të shikojnë mundësinë e transferimeve të reja për të përforcuar edhe më shumë ekipin.
Është mbrojtësi me prejardhje shqiptare Riza Durimishi, i cili është transferuar nga Real Betisi.
Është vet klubi italian që ka konfirmuar me anë të faqes së tyre zyrtare transferimin e Durmishit dhe marrëveshjen e një kontrate pesë vjeçare.
Transferimi i reprezentuesit danez thuhet se është arritur në shifrën e 6.5 milionë eurove.
Reprezentuesi danez ka luajtur 54 ndeshje në dy sezone me ekipin Los Verdiblancos, por humbi pozitën e titullarit në sezonin e fundit.
Durmishi gjithashtu u la jashtë skuadrës prej 23-futbollistëve të Danimarkës për Kupën e Botës. /Telegrafi/



















































