LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rikthehen Bad News Eagles

Zyrtare: Rikthehen Bad News Eagles

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e kanë konfirmuar në rrjetet e tyre sociale.

Gjatë kësaj jave kishte shumë zëra për rikthimin e tyre, por tani komuniteti i CS:Go mund t’i gëzohet lajmit.

Edhe Flatro u bashkohet zërave se Bad News Eagles po kthehet?
Lexo po ashtu Edhe Flatro u bashkohet zërave se Bad News Eagles po kthehet?

Bad News Eagles janë rikthyer.


Genc “gxx-” Kolgeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Sener “SENER1” Mahmuti, Dionis “sinnopsyy” Budeci dhe Rigon “rigoN” Gashi, ishin në të kaluarën pjesë e ekipit.

Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin? rigoN i jep jehonë çdo gjëje
Lexo po ashtu Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin? rigoN i jep jehonë çdo gjëje

Flatron Halimi dhe Rigon Gashi kishin reaguar në profilet e tyre në Instagram për lajmin se po ndodhë rikthimi, andaj edhe komuniteti i CS:GO do ta shoh sërish gjithë ekipin.

Pas pothuajse një viti, Bad News Eagles po rikthehet dhe do të ngjallë sërish emocione të mëdha si në të kaluarën. /Telegrafi/