Prishtina ka bërë të ditur se Rigon Llugiqi është transferimi i tyre më i ri, ndërsa në skuadër është rikthyer Gentrit Salihu dhe Leonat Vitija.
Klubi nga kryeqyteti ia doli të transferonte 21-vjeçarin, derisa ishte i kërkuar nga shumë skuadra, gjersa Salihu ishte nga grupmoshat U17, deri në skuadrën e parë, Vitija kishte luajtur nga viti 2016 deri në 2019.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Prishtinës për të tre lojtarët:
𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐧𝐚 𝐯𝐣𝐞𝐧, 𝐑𝐢𝐠𝐨𝐧!
I dëshmuar si titullar i padiskutueshëm në Ligën e parë me Ramiz Sadikun, i kërkuar nga shumë skuadra, por për FC Prishtina kishte nënshkruar që pa filluar stinori pranveror. Mesfushori, Rigon Llugiqi, i lindur në Prishtinë më 16.09.2003, ka marrë hapat e parë të futbollit në Sh.f. “Arsenal” të Prishtinës, pastaj në Sh.f. “Kurda”, Sh.f. “Roni 19”, U19 të Yverdon në Zvicër dhe së fundit me verdhezinjtë nga Prishtina
“S’kam dashur të dëgjojë për oferta tjera, ishte një ëndërr të isha pjesë e Prishtinës. Jam i lumtur për besimin e dhënë. Nëse dua të zhvillojë karrierë profesionale duhet të dëshmohem në ekipet më konkurruese siç është Prishtina dhe nuk kam fare dyshim që së bashku do të kemi sukses”, deklaroi Llugiqi.
𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐬𝐡, 𝐆𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐭!
Dikur së i ri i skuadrës nga U17 deri te bankina e skuadrës së parë (2019/20), sërish kthehet te ekipi që patjetër donte të luante. Mesfushori, Gentrit Salihu i lindur më 25.06.2003 në Ferizaj, pas rrugëtimit në Besë të Pejës, U19 të Portos dhe së fundit Dukagjinit nga Klina, na bashkëngjitet në tre vitet e ardhshme.🗣 “Është e vërtet, dikur refuzoja kontratë profesionale nga klubi, doja të luaja patjetër dhe si 17 vjeçar kisha arritur qëllimin që të zhvilloja të gjitha ndeshjet si titullar me Besën e Pejës në Superligë. Tani po ndjehem tejet i lumtur për vendimin që kam marrë, këtë mundësi prisja, do të vesh fanellën më të rëndë në vend. Kemi skuadër të re, por kjo më nuk qon peshë, ka shumë futbollistë të rinj që po luajnë me nga 16 vjet nëpër Evropë dhe jam i bindur që deri në fund do të ndjekim titullin e kampionit”.
📑✍️ 𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐧𝐚 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐬𝐡, 𝐋𝐞𝐨𝐧𝐚𝐭!
💙 Leonat Vitija, qendërmbrojtësi i lindur në Prishtinë më 22.08.2000, i bashkohet klubit më të madh në vend. Futbollin filloi në Sh.f. “Kurda”, ndërsa pjesë e klubit tonë ishte nga viti 2016-2019, duke luajtur edhe për KEK-un, pastaj u transferua në Skënderbeun nga Korça dhe në Dritë të Gjilanit nga edhe i bashkohet skuadrës sonë për dy vite në vazhdim.
🗣 “Vendosa të rikthehem te klubi amë, te klubi i qytetit ku jam lindur. Nuk kisha fare hezitim kur u kontaktova. Isha pjesë e skuadrës dikur dhe nuk më mungonte dëshira që sërish një ditë të rikthehesha për t’i treguar vlerat e mija, më flenë zemra këtu, jam prishtinali dhe dua të jem pjesë e kësaj skuadre. Do të jap maksimumin nga vetja, kam shumë besim që me shokët e skuadrës do t’i arrijmë synimet e klubit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani