Një nga lojtarët më të mirë shqiptar në botën e CS, Rigon "rigoN" Gashi, është bërë me ekip.

Ylli shqiptar i CS2 i është bashkuar ekipit gjerman, BIG.


Ai ishte lojtar i lirë pasi javë më parë u largua nga ekipi Bad News Eagles.

Vlen të theksohet se edhe ish-lojtarët e BNE, Fltron 'juanflatroo' Halim dhe Dionis 'sinnopsyy' Budeci tashmë janë bërë me ekip të ri - Into the Breach.

Ekipi i BIG përbëhet nga:Gjermani - Johannes "⁠tabseN⁠" Wodarz, Gjermani - Karim "⁠Krimbo⁠" Moussa, Gjermani - Florian "⁠syrsoN⁠" Rische, Gjermani - Jon "⁠JDC⁠" de Castro,Zvicër - Rigon "⁠rigoN⁠" Gashi,Austria Alexander "⁠kakafu⁠" Szymanczyk (trajner i përkohshëm). /Telegrafi/

telegrafi sport app