Pas huazimit një vit më parë nga Interi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, i ka bindur drejtuesit e Albacetes për të blerë kartonin e tij duke bërë që ai të nënshkruajë një kontratë për pesë vite me klubin spanjoll.
Në prononcimin e tij gjatë konferencës për shtyp, të organizuar nga klubi pas nënshkrimit të kontratës së re, Manaj u shpreh tepër i lumtur.
Shqiptari nga Lushnja ka kaluar nga Interi te Albacete për shumën e 2.5 milionë eurove.
“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre”.
“Objektivi im vitin e kaluar ishte të arrija sa më shumë me Albaceten, këtë vit dua të qëndroj për të arritur objektivin që nuk ia dolëm në sezonin e kaluar”.
“Klubi ka bërë një investim të rëndësishëm për mua dhe unë dua t’ia shpërblej në fushë”.
📸✍🏻 | #ReyManaj2024
“Me quedo en el Alba para conseguir lo que no logramos el año pasado”
“Tenemos que hacer entender a la categoría y al resto de equipos que somos el Alba y seguimos con nuestro objetivo” https://t.co/1skTC2e4A2#SomosGenteOrgullosa 😉 pic.twitter.com/FPVacmhtyy
— Albacete Balompié 🤍 (@AlbaceteBPSAD) July 23, 2019
“Qyteti dhe tifozët më kanë dhënë shumë përzemërsi dhe qartësisht që kjo ka ndikuar për të vazhduar aventurën. Objektivi im është të shënoj sa më shumë gola e mundësisht t’i luaj të 42 ndeshjet”, ka thënë Manaj.
22 vjeçari sezonin e shkuar në 29 ndeshje arrit të shënojë gjashtë gola. /Telegrafi/