Elvis Rexhbecaj do ta vazhdojë karrierën e tij te VfL Bochum në formë huazimi.

Siç njofton skuadra e njohur gjermane, Rexhbecaj është huazuar nga Wolfsburg deri më 30 qershor 2022.


Te Bochum, Rexhbecaj do ta bartë numri 20 në fanellë.

"Elvis Rexhbecaj mund të përdoret në shumë pozicione në mesfushë," tha Sebastian Schindzielorz, Drejtor Sportiv në VfL Bochum.

VfL Bochum 1848 on Instagram     rexhbecajelvis              meinVfL  VfLBochum  Rexhbecaj  Transfer  anneCastroper  Fusball  Bundesliga  Bochum  CSEqRbWMxz4JPG

"Loja e tij karakterizohet nga vrapimi dhe përkushtimi, dhe ai ka fuqinë e nevojshme për të dëshmuar veten në Bundesligë.", përfundoi Schindzielorz.

Ndërsa mesfushori shprehet i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën, duke e cilësura numrin 20 të fanellës si ogur të mirë.

"Unë jam kurioz për ekipin dhe shpresoj se mund t'i ndihmoj ata me aftësitë e mia," tha Elvis Rexhbecaj.

“Unë tashmë kam parë sesi mund të jeni të suksesshëm në betejën për të qëndruar në Bundesligë. Prandaj unë e shoh faktin që kam të njëjtin numër fanelle në Bochum si në Koln si një ogur të mirë", përfundoi ai.

Së fundmi, mesfushori kosovar ishte i huazuar te Koln ku ka zhvilluar 43 ndeshje në Bundesligë, përgjatë qëndrimit të tij një vit e gjysmë.

elvis rexhbecaj markus gisdol

Në total, ai ka 71 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga, në të cilat ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tetë asistime. /Telegrafi//

telegrafi sport app