Zyrtare: PSG kryen transferimin e dytë brenda ditës (Foto)

Paris Saint-Germain ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Thomas Meunier nga Club Brugge.
Është vetë skuadra nga kampionati francez, Ligue 1, që kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin belg.
Mbrojtësi i djathtë 24-vjeçari ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Belgjikës, e cila arriti në çerekfinale të Euro 2016.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Ndërsa, tani vetëm dy ditë pas eliminimit të Belgjikës nga Uellsi, Meunier është bërë nënshkrimi i tretë i PSG-së i bërë këtë verë, pasi Grzegorz Krychowiak dhe Hatem Ben Arfa.
Meunier ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, ndërsa shuma ende nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































