Zyrtare: PSG blindon portierin Areola

Alphonse Areola ka nënshkruar kontratë të shumë vjeçare re me Paris Saint-Germain.
Portieri francez ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin parisien.
Rinovimi i tij nuk po vinte pasi Areola ka mbetur si zgjedhje e dytë pas transferimit të Gianluigi Buffonit.
Këtë situatë u munduan shumë klube evropiane të shfrytëzojnë për ta transferuar Areolan.
Megjithatë, tani gjithçka ka marrë fund pasi portieri dhe drejtuesit e klubit nga Parc des Princes janë pajtuar për vazhdimin e kontratës.
Kështu, Areola ka nënshkruar kontratë të re për pesë vite me PSG-në, e cila e mban në klub deri në verën e vitit 2023.
"Njeri i një klubi nënshkruan deri më 2023", thuhet në njoftimin e PSG-së në Twitter.
Ndryshe, Areola është akademi e PSG-së dhe nga dalja në ekipin e parë ka pasur plot 196 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/





















































