LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me ish-reprezentuesin e Shqipërisë, Kristi Vangjelin

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me ish-reprezentuesin e Shqipërisë, Kristi Vangjelin

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me futbollistin e njohur shqiptar, Kristi Vangjeli.

Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Pas transferimeve të Mendurim Hotit, Xhevdet Shabanit dhe Bleart Tolaj, Prishtina ka konfirmuar edhe një transferim.


Të gjitha lajmet rreth FC Prishtinës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth FC Prishtinës

Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur shqiptar, Kristi Vangjeli, i cili në dy sezonet e fundit luajti te Tirana.

“Edhe një ish-futbollist i Kombëtares me përvoje të madhe ndërkombëtare në radhët tona. Mirë se vjen Kristi Vangjeli”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.

Ndryshe, 35-vjeçari nga Korça ka përvojë të madhe ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Greqi me Arisin në dy kohë, me Chornomorets Odessa në Ukrainë dhe Astra Giurgiu në Rumani.

Vangjeli gjithashtu ka luajtur për shumë vite me Skënderbeun në Shqipëri, ku ka fituar çdo trofe të mundshme dhe ka arritur kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës, teksa ka edhe 35 paraqitje me kombëtaren shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori