LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Petkovic largohet nga Zvicra dhe merr drejtimin e Bordeaux

Zyrtare: Petkovic largohet nga Zvicra dhe merr drejtimin e Bordeaux

Zvicra ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Vladimir Petkovic, pas Euro 2020.

Helvetikët patën një paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian, derisa shkaktuar befasi me eliminimin që i bënë Francës përmes penalltive.

“Ne jemi të trishtuar që Vladimir Petkoviç po largohet nga ne”, ka thënë Presidenti i SFV Dominique Blanc. “Por, ne jemi shumë mirënjohës ndaj Vlado për shtatë vite jashtëzakonisht të mira dhe të suksesshme që ai na dha si trajner kombëtar”.


“Përveç shumë theksimeve të tjera gjatë bashkëpunimit tonë, rezultatet dhe emocionet e jashtëzakonshme të së kaluarës UEFA EURO 2020 do të mbahen mend përgjithmonë”.

Ky është fundi i epokës së Petkovic dhe një nga kapitujt më të suksesshëm të ekipit kombëtar të futbollit të Zvicrës.

Nën drejtimin e Petkoviç, ekipi përfaqësues është kualifikuar për tre turne të mëdha dhe për Final Four të Ligës së Kombeve UEFA 2018/19.

Në Kampionatin Evropian ai arriti një sukses historik duke kaluar në çerekfinale. Me 78 ndeshje ndërkombëtare, Petkovic është trajneri rekord i ekipit për Zvicrën dhe ka arritur një mesatare të jashtëzakonshme prej 1.79 pikësh për lojë.

Petkovic do të jetë trajneri i ri i Bordeaux, duke filluar kështu aventurën me klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori