LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pajtim Kasami rikthehet te Olympiacos

Zyrtare: Pajtim Kasami rikthehet te Olympiacos

Olympiacos ka njoftuar afrimin e Pajtim Kasamit, ku për mesfushorin është një rikthim në këtë klub dhe kampionatin grek.

Mesfushori shqiptar, tani 30 vjeç rikthehet te “bardhekuqtë” me të cilët fitoi dy kampionate dhe një kupë në vitet 2014-2016, duke bërë 66 paraqitje dhe duke shënuar 9 gola.

Kasami së fundmi ka luajtur te Basel nga viti 2020, me fanellën e të cilëve në 79 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë nëntë asistime.


Ai ka bërë karrierë me të rinjtë e Winterthur, Grasshopper, Liverpool dhe Lazio, ndërsa debutimin e tij profesional e bëri me skuadrën zvicerane Bellinzona.

Kasami ka bërë karrierë edhe te Palermo, Fulham, Luzerne dhe Olympiacos, Nottingham Forest dhe Sion.

Ai ka përfaqësuar Zvicrën 12 herë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur 38 herë në Ligën Premier dhe 14 herë në Serie A./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori