Zyrtare: Pacquiao njofton pensionimin nga boksi, përqendrohet në politikë

Manny Pacquiao ka njoftuar se po tërhiqet nga boksi për t'u përqendruar në kandidaturën e tij për zgjedhjet 2022 në shtetin e Filipineve.
Boksieri i njohur, i cili është luftëtari i vetëm që ka fituar tituj në katër dekada të ndryshme dhe në tetë kategori të ndryshme peshe - njoftoi atë që ishte përfolur tashmë për disa javë.
Pacquiao njoftoi pensionimin e tij nga boksi profesionit, ndërsa karrierën synon ta vazhdojë në politikë.
“Kam dëgjuar kambanën e fundit”, ka thënë fillimisht Pacquiao gjatë një videoje që postoi në profilin e tij në Facebook.
“Boksi ka mbaruar. Asnjëherë nuk e kisha menduar se kjo ditë do të vinte kur të mbyllja dorezat e mia të boksit”.
“Për tifozët më të mëdhenj dhe sportin më të madh në botë, faleminderit! Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme”.
“Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por jam në paqe me të”.
“Ndiqni ëndrrat tuaja, punoni shumë dhe shikoni se çfarë ndodh. Mirupafshim boks”, përfundoi boksieri filipinas. /Telegrafi/



















































