Luis Muriel do të rikthehet në Serie A, kësaj radhe te Fiorentina. 

Sulmuesi kolumbian në pjesën e dytë të këtij sezoni, do të vesh fanellën e Fiorentinas.


Ka qenë vetë klubi ‘vjollcë’ që ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sevillan për huazimin e Muriel.

GettyImages 915505416 Luis Muriel te Sevilla . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Klubi mban edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Muriel do të jetë nesër (e mërkurë) në Firence, për testet mjekësore.

Për sulmuesin 27 vjeçarin në garë ka qenë edhe Milani.

Ai më parë ka luajtur në Serie A për klube si Lecce, Sampdoria dhe Udinese. /Telegrafi/

telegrafi sport app