Zyrtare: Lojtari spanjoll SunyPaus largohet nga ekipi Movistar Riders CS:GO

Pas një viti në skuadër, Alvaro "SunPayus" Garcia është larguar, dhe sipas spekulimeve është afër nënshkrimit me ekipin ENCE.
Movistar Riders kanë njoftuar se SunPayus nuk është më pjesë e formacionit të tyre, me lajmet që vijnë mes raporteve se transferimi i snajperit spanjoll në ENCE është shumë afër.
SunyPaus e ka kaluar karrierën e tij deri më tani brenda skenës spanjolle, ku luajti për ekipe si Iberian Family dhe Caronte, përpara se të merrte thirrjen për t’u bashkuar me ekipin e udhëhequr nga Alejandro “alex” Masanet në gushtin e kaluar.
Si pjesë e ekipit Movistar Riders, SunyPaus dëshmoi se ishte lojtari kyç i suksesit të skuadrës, duke arritur vlerësimin 1.16 në 208 mapa të luajtura gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.
Pas largimit të SunyPaus, vendin e tij në ekipin spanjoll pritet ta zë Antonio "MartinezSa" Martinez, sipas një raporti nga fraglider.
Formacioni i ekipit Movistar Riders pas largimit të SunyPaus:
Alejandro "mopoz" Fernandez-Quejo Cano
Alejandro "alex" Masanet
David "dav1g" Granado Bermudo
Raul "DeathZz" Jordán Nieto
Galder "bladE" Barcena (trajneri)
/Telegrafi/















































