Llapi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Fituesit e Kupës së Kosovës së fundmi kanë arritur transferimin e mesfushorit Ardi Shala.


24-vjeçari vjen nga skuadra e Ulpianës ku vitin e kaluar kishte bërë një sezon jashtëzakonisht të mirë në Ligën e Parë të Kosovës.

202029922 10159229693737243 3031183334088120453 n

Ka qenë faqja zyrtare e Llapit që ka prezantuar futbollistin prishtinas i cili luan në pozitën e mesfushorit.

Njoftimi i plotë nga klubi:Mirësevjen Ardi Shala  Golashënuesi më i mirë i Ulpianës nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin! Podujevë, 17 qershor 2021 – Mesfushori i qendrës, 24 vjeçari prishtinas, Ardi Shala ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Ardi Shala është bashkuar me pjesën tjetër në përgatitjet për garat evropiane. Ardi Shala, 24 vjeç, i lindur më 4 prill 1997 në Prishtinë. Është mesfushor i qendrës, luan edhe në pozitat e mesfushorit defanziv dhe ofanziv. Ai ishte ndër futbollistët më meritorë që Ulpiana u inkuadrua në Superligë, të cilëve u ndihmoj me 9 gola dhe 6 asistime.  /Telegrafi/

telegrafi sport app