LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kosova pranohet me drejta të plota në IHF

Zyrtare: Kosova pranohet me drejta të plota në IHF

Federata E hendbollit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) tashmë është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).

Ky vendim është marrë në Kongresin e jashtëzakonshëm të IHF-së, i cili po mbahet në Sochi te Rusisë, raporton gazeta Express.

“Federata e Hendbollit e Kosovës është anëtare e 200 e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Kjo është një ditë e madhe për hendbollin e Kosovës”, ka konfirmuar kreu i FHK-së, Eugen Saraçini.