LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kompletohet ekipi i rektorit të ri të UP-së

Zyrtare: Kompletohet ekipi i rektorit të ri të UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina, të premten i ka votuar pesë anëtarët për prorektor që i propozoi rektori Marjan Dema.

Me shumicë votash, u emëruan të pesë pro-rektorët e propozuar të enjten, njofton Klan Kosova.

Ekipi i rektorit të ri të UP-së që u zgjodh muajin e kaluar në krye të institucionit më të lartë arsimor të vend, do të përbëhet nga Naser Sahiti, prorektor për mësimdhënie, Mryrvete Badiviku prorektore për financa, Afrim Hoti prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare, Teuta Pustina- Krasniqi prorektore për cilësi, dhe Faton Berisha, prorektor për shkencë.