Zyrtare: Interi blindon Handanovicin (Foto)

Klubi italian, Interi ka blinduar me kontratë të re portierin e tyre, sllovenin Samir Handanovic.
Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të re për vazhdimin e kontrarës me portierin slloven, Handanovic.
kështu, Handanovic ka vazhduar kontratën e tij me klubin zikaltër dhe do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2021.
Lajmi u konfirmua në një deklaratë në faqen zyrtare të Interit, me marrëveshjen e re të Handanovic që e mban atë në San Siro për katër vitet e ardhshme.

"Interi janë të lumtur t'ju njoftojnë se ka rinovuar kontratën me Samir Handanovic deri më 30 qershor 2021".
"Portieri slloven, i lindur në Lubjanë më 14 korrik 1984 iu bashkua Interit në verën e vitit 2012, dhe që nga ajo kohë ka bërë 192 paraqitje në të gjitha garat me Nerazzurrët".






















































