Zyrtare: Hellas Verona prezanton Amir Rrahmanin

Amir Rrahmani edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës italiane Hellas Verona.
Klubi i rikthyer në elitën e futbollit italian para pak çasteve e ka prezantuar reprezentuesin kosovar.
Rrahmani ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me skuadrën italiane që do ta mbajë atë në Serie A deri në vitin 2023.
“Nga 1 korriku mbrojtësi Amir Rrahmani (1994), do jetë futbollist i ri i Hellas Verona. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Verona është pajtuar që të paguaj 2,1 milionë euro te Dinamo e Zagrebit për transferimin e mbrojtësit të Kosovës.
Rrahmani ka dalë nga futbolli i Kosovës, ku ka luajtur për Ramiz Sadikun dhe Drenicën.
25-vjeçari gjatë karrierës së tij ka bartur edhe fanellën e Partizanit të Tiranës, RNK Splitit dhe Lokomotivës së Zagrebit. /Telegrafi/



















































