Prishtina përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se kanë transferuar mesfushorin Hamdi Namani. 

Namani bëhet pjesë e kryeqytetasve pasi më parë ishte pjesë e Llapit. 


Pasi u zyrtarizua me fanellën bardhëekaltër, Namani tha se ndihet i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës: 

“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh dhe shumë ambicioz siç është Prishtina”. 

 “Këtu kam gjetur një grup shumë të fortë futbollistësh, shumicën e të cilëve i njoh mirë pasi i kam pasur bashkëlojtarë”.  

“Gjithashtu, e njoh mirë edhe trajnerin dhe kjo do ta bëjë më të lehtë ambientimin tim”. 

“Me Prishtinën, së pari synojmë të kemi paraqitje dinjitoze në garat evropiane, e më pas synojmë trofetë vendorë, pasi që dalëngadalë skuadra po forcohet dhe nuk kemi rrugë tjetër përveçse të luftojmë për çdo trofe”, ka thënë Namani. 

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme (e shtunë) Prishtina kishte njoftuar edhe transferimin e Blend Baftiut./Telegrafi/

telegrafi sport app