Klubi drenicas, Feronikeli ’74 ka njoftuar zyrtarisht se drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri Granit Dervisholli.

Feronikeli ’74 vendosi ta shkarkojë nga detyra trajnerit italian Giovanni Colella pas rezultateve jo të kënaqshme.


Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe klubi nga Drenasi ka njoftuar për pasuesin e tij.

Sipas një njoftimi me anë të faqes zyrtare në Faceboook, drejtimin e skuadrës do të marrtë Granit Dervisholli, i cili së fundmi ishte drejtor sportiv te Suhareka.

“FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Granit Dervisholli është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë”.

“Pas një periudhe të gjatë si trajner dhe ekspert i futbollit, Dervisholli do të udhëheqë skuadrën drejt objektivave ambiciozë dhe synimeve të mëdha në sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Feronikelit ’74. /Telegrafi/

telegrafi sport app