Llapi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të janari.

Skuadra llapjane ka angazhuar mesfushorin ofensivë, Gentrit Limani i cili vije nga futbolli gjerman.


Limani më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21, derisa ka bërë karrierë në futbollin gjerman te Hamburg II.

326432438 627159732548037 8145743743030927868 n

Njoftimi i plotë nga FC Llapi: KF Llapi konfirmon marrëveshjen e arritur me mesfushorin ofensiv, Gentrit Limani. 22-vjeçari është bashkuar sot me ekipin në përgatitjet finale para ndeshjes së Kupës dhe edicionit pranveror të Superligës. Limani është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës edhe për grupmoshën U-19. Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja të Eintracht Frankfurt, kurse ka vijuar me paraqitje tek: Kickers Offenbach U17 (26 ndeshje, 8 gola, 4 asistime) VfL Bochum U19 (45 ndeshje, 9 gola, 11 asistime) Hamburger SV II (52 ndeshje, 4 gola, 10 asistime) dhe së fundmi tek FC Rot-Weiß Koblenz (23 ndeshje, 1 gol, 4 asistime). Prezantimin e Limanit e ka bërë Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e KF Llapit. Llapit/Telegrafi/

telegrafi sport app