LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gani Sejdiu prezantohet te Ballkani

Zyrtare: Gani Sejdiu prezantohet te Ballkani

Ashtu siç ka njoftuar dje Telegrafi, Ballkani ka zyrtarizuar si trajneri të ri Gani Sejdiun.

Suharekasit gjatë ditës së djeshme shkarkoi strategun Sami Sermaxhajn dhe nuk kaluan as 24 orë, prezantuan trajnerin e ri.

Sejdiu do të udhëheq ekipin në vazhdim të kampionatit të IPKO Superligën e Kosovës, njofton klubi therandas.


“Trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu do të jetë trajner i FC Ballkani në vazhdim. Bordi drejtues i skuadrës pas diskutimit të brendshëm, ka vendosur që Gani Sejdiu të emërohet shef i shtabit teknik. Sejdiu ka një CV të pasur, duke u shpallur dy herë kampion i Kosovës me Trepçën dhe Feronikelin. Na priftë e mbara”, njoftoi klubi.

Sermaxhaj thotë se u shkarkua nga Ballkani dhe zbulon se Gani Sejdiu do ta marrë drejtimin e klubit: Nuk u pajtova për masat disiplinore ndaj lojtarëve
Lexo po ashtu Sermaxhaj thotë se u shkarkua nga Ballkani dhe zbulon se Gani Sejdiu do ta marrë drejtimin e klubit: Nuk u pajtova për masat disiplinore ndaj lojtarëve

Theksojmë se debutimi me skuadrën e re trajneri do ta bëjë në ndeshjen kundër Lirisë në Prizren.

Ndryshe, Ballkani zë pozitën e tetë të renditjes tabelore me 32 pikë, po aq sa ka edhe Flamurtari i vendit të nëntë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori