Llapi ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e sulmuesit Festim Alidema, i cili së fundmi ishte pjesë e Dritës.
Klubi nga Podujeva ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës.
“Legjendat” tashmë kanë konfirmuar edhe rikthimin e ish-idhullit të tifozëve, Festim Alidema.
Alidema ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, teksa ndihet i lumtur me rikthimin ne ‘Zahir Pajaziti’.
Postimi pa ndërhyrje i Llapit
Festim Alidema rikthehet tek Llapi
Mirësevjen sërish në mesin tonë Festim!
Podujevë, 5 gusht 2021 – Festim Alidema rikthehet në Llap, në klubin në të cilin zhvilloi pjesën më të mirë dhe më të sukseshme si futbollist. Prej moshës 20 vjeçare trajneri Tahir Batatina besoi në cilësitë e tij dhe nga hapësira e dhënë tek Llapi, Festimi gjatë dy edicioneve 2017/18 dhe sidomos 2018/19 ishte ndër futbollistët më të mirë. Talenti i tij nuk kaloi pa u vënë re nga shumë menaxherë dhe pas një periudhe shumë të suksesshme tek Llapi me 46 ndeshje, 12 gola e 7 asistime arriti të transferohej në Superligën kroate tek Slaven Belupo, megjithatë disa gjëra nuk shkuan si duhet atje dhe Festimi ishte rikthyer prap në Superligën e Kosovës tek skuadra e Dritës por nuk arriti ta gjej formulën e performancës së mirë sikurse tek Llapi.
Pas përfundimit të kampionatit 2020/21, Festim Alidema përfundoi kontratën me Dritën dhe pas bisedimeve me Presidentin e klubit, z. Beqir Batatina u arrit akordi për rikthimin e tij tek Llapi dhe ky transferim ndodhi pa hezitim duke ditur cilësitë e Festimit, kryesia e klubit dhe stafi teknik nuk hezituan për t’i ofruar kontratë 2 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një viti, gjë që e mban atë pjesë të klubit për 3 vitet e ardhshme (2021-2024).
Alidema: “Gabimi më i madh i imi pas rikthimit në Kosovë është që nuk iu riktheva skuadrës ku kisha shkëlqimin si futbollist. Tashmë u riktheva aty ku pata besimin dhe përkrahjen e gjithë qytetit, kryesisë, shtabit teknik e në veçanti trajnerit Tahir Batatina. Po rikthehem në shtëpin time të dytë tek qyteti dhe tifozët ‘Legjendat’ që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Besimin e kryesisë dhe klubit u garantoj se do t’ua shpërblej me angazhim maksimal. Me këtë organizim të shkëlqyeshëm të klubit dhe me këto kushte të mira të punës besoj që suksesi i ekipit nuk do të mungoj”
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Maresca i kërkon Chelseat transferimin e lojtarit që kushton 50 milionë euro

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës