Ferizaj ka prezantuar në ambiente e klubit tre futbollistë: Filip Stojanovski, Albin Krasniqi dhe Eurent Krasniqi.

Klubi kërkon t'i shpëtojë rënies nga Superliga, ku sezonin vjeshtor e mbyll në vendin e dhjetë me 18 pikë.


Filip Stojanovski është transferuar nga Shkupi dhe ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ku ka  një përvojë të madhe në kampionatin maqedonas.

83074968 3289027844447836 7054759524875370496 o

Albin Krasniqi është huazuar nga Drita për gjashtë muaj. Albini ka qenë më herët ka qenë pjesë e Ferizajt.

83392785 3289027431114544 5511740610517663744 o

Eurent Krasniqi një sulmues i talentuar i cili ishte pjesë e skuadrës së juniorëve të Ferizajt, ku ka shkëlqyer me paraqitje të mira dhe me gola të shënuar. Krasniqi ka nënshkruar kontratë me skuadrën profesionale me klubin.

83221630 3289027627781191 813870485543583744 o

Nga Ferizaj deri më tani janë larguar pesë futbollistë: Dardan Jashari, Zgjim Mustafa, Alban Rexhepi, Përparim Livoreka dhe Fatih Karahoda. /Telegrafi/

telegrafi sport app