LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Fabio Cannavaro merr për herë të parë drejtimin e një skuadre në Serie A

Zyrtare: Fabio Cannavaro merr për herë të parë drejtimin e një skuadre në Serie A

Pas një viti e disa muaj pushim, Fabio Cannavaro është rikthyer për të drejtuar një skuadër.

Ish-mbrojtësi legjendar italian ka marrë drejtimin e Udineses në Serie A, ku do ta drejtoj në gjashtë ndeshjet e fundit.

50-vjeçari do të ketë një punë shumë të vështirë për ta lënë në Serie A skuadrën nga ‘Dacia Arena’.


Ish-mbrojtësi i Italisë , që më parë ka drejtuar dhe Beneventon, është gati për eksperiencën e tij të parë në stolin e një skuadre të Serisë A, me detyrën për të ringritur një skuadër që në katër ndeshjet e fundit ka pësuar tre humbje dhe një barazim dhe në kuotën e 28 pikëve është në luftë të plotë për mbijetesën.

Debutimi i Cannavaros në krye të Udineses do të ndodhë në sfidën e mbetur ndaj Romës, ku do të riluhen 19 minutat e mbetura të enjten mbrëma.

Udinese ndodhet në pozitën e 17-të në kampionat me 28 pikë dhe do ta ketë mision shumë të vështirë mbijetesën.

Pas ndeshjes me Romën, Udinese do të luaj me Bolognën në udhëtim, me Napolin në shtëpi, me Leccen në udhëtim, me Empolin në shtëpi si dhe ndeshjen e fundit e zhvillon në udhëtim teFrosinone. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori