LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ermal Krasniqi nënshkruan me Rapid Bukureshtin

Zyrtare: Ermal Krasniqi nënshkruan me Rapid Bukureshtin

Rapid Bukuresht ka zyrtarizuar transferimin e Ermal Krasniqit nga CFR Cluj, ku anësori do të mbajë numrin 77.  

Krasniqi ka mbërritur në Rumani nga Kosova, nga Ballkani, ku ka qenë shok skuadre me një tjetër lojtar të Rapidit, golashënuesin Albion Rrahmani.

“Jam i lumtur që kam ardhur në Rapid, tifozët janë të jashtëzakonshëm. Më pëlqeu shumë atmosfera në Giulesti dhe dua që së bashku të luftojmë për kampionatin”, ka thënë Krasniqi.


Krasniqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy sezone e gjysmë, me opsion vazhdimi edhe për një sezon.

Në sezonin aktual, Ermali ka luajtur 12 ndeshje për Clujin, në kampionat, ku ka dhënë dy asistime për gola.

Ermal Krasniqi bashkohet me Rrahmanin dhe Hasanin, detajet e marrëveshjes mes Cluj dhe Rapid Bukureshtit
Lexo po ashtu Ermal Krasniqi bashkohet me Rrahmanin dhe Hasanin, detajet e marrëveshjes mes Cluj dhe Rapid Bukureshtit

Ashtu si dy kosovarët e tjerë në skuadrën e Cristiano Bergodit, edhe Krasniqi luan për Kosovën..

Transferimi i Krasniqit është nënshkrimi i tretë i këtij dimri për Rapid Bukureshin, pas Florent Hasanit dhe Borisav Burmazit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Gjiganti i Seria A do të futet në garë për  Virgil van Dijk

Gjiganti i Seria A do të futet në garë për Virgil van Dijk

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori