Mesfushori llapjan, Hamdi Namani është transferimi i ri i klubit gjilanas, Dritës.

Drita ka vazhduar fushatën e nënshkrimeve dhe pas zyrtarizimit të mbrojtësit Ilir Blakçorit, tani ka konfirmuar edhe një tjetër.


Bëhet fjalë për mesfushorin e njohur, Hamdi Namani, i cili ka nënshkruar me Dritës, pas disa sezoneve të kaluara te Llapi.

Është vet klubi gjilanas, i cili ka zyrtarizuar këtë transferim me anë të postimit në rrjetet e tyre sociale, ndërsa nuk ka publikuar detaje tjera.

"Mirë se erdh Hamdi Namani - Lumi", shkruan në postimin e fundit të Dritës.

Ndryshe, Namani gjithë karrierën e ka kaluar te Llapi duke qenë njëri nga më të dalluarit në Kosovë në vitet e fundit. /Telegrafi/

Namani

telegrafi sport app