Bayern Munichu e ka zyrtarizuar transferimin e Douglas Costas nga Juventusi në formë huazimi.
Klubi gjerman arriti që të kthente anësori brazilian në skuadër, pasi në të kaluarën ishte pjesë e tyre, duke kaluar te Zonja e Vjetër.
Costa kishte luajtur për kampionin gjerman që nga viti 2015 deri në vitin 2017, për të kaluar më pas te skuadra italiane.
Bayerni nuk ka dashur të marrë shërbimet e lojtarit si permanente, mirëpo vetëm si një huazim për një edicion.
Bavarezët e kishin prioritet transferimin e Callum Hudson-Odoit nga Chelsea, mirëpo këta të fundit e refuzuan ta largonin lojtarin në huazim. /Telegrafi/
#ServusDouglas 👋@douglascosta kehrt zum #FCBayern zurück. 🔴⚪
🔗 https://t.co/bNvjfn14PQ #MiaSanMia
— FC Bayern München (@FCBayern) October 5, 2020